Trajneri i ri i PSG flet për të ardhmen e Neymar

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Christophe Galtier është zyrtarizuar pak më pare si trajneri i ri i PSG-së. Në konferencën e pare për mediat Galtier ka folur për disa çështje që lidhen me lojtarët dhe klubin e ri që trajneri do të drejtoj sezonin e ardhshëm.

Francezi është shprehur entuyiast për aventurën e re me klubin parizien dhe se do të diskutoj me lojtarët për të folur lidhur me idetë që ai ka për sezonin që vjen. Përsa i përket zërave për një largim të mundshëm të brazilianit Neymar nga Parisi Galiter u shpreh:

“I kam idetë e qarta dhe një project për Neymar, ai është një futbollist që çdo trajner do të donte ta stërviste dhe ta kishte në skuadër. Megjithatë ende nuk kam folur me vetë futbollistin për të kuptuar edhe vullnetin e tij, shpresoj që të qëndroj me ne.”

ka përfunduar trajneri duke  i dhënë sinjale të qarta brazilianit.

Zjarr Tv Ad