Transparenca e munguar e Edi Ramës/ Kaos me afganët e Shqipërisë…

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Burime të shumta kanë deklaruar se SHBA ka planifikuar që në Shqipëri, të strehohen rreth 2 mijë afganë. Pas shtyrjes 24 orë që raportoi VOA, mësohet se 300 afganët e parë pritet që të mbërrijnë në Rinas pasditen e sotme, rreth orës 17:00.

Sipas kryeministrit Edi Rama, afganësh të cilët janë strehuar në bazat amerikane, deri në momentin e evakuimit pas pushtimit të Kabulit nga talebanët, do të qëndrojnë përkohësisht në venin tonë deri sat t’u bëhen procedurat e vizës për në SHBA. Por ditën e djeshme, kryebashkiaku Erion Veliaj zbuloi “pa dashje”, se më të mirët prej tyre mund të qëndrojnë edhe përgjithmonë.

Fakt është se qeveria shqiptare po e kryen këtë operacion, në mungesë të plotë të transparencës. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar për numrin e saktë të afganëve që kanë rënë dakord me SHBA për të strehuar, as për vendstrehimet e tyre dhe as për kohën sa do të qëndrojnë.

Vetëm nëpërmjet burimeve kontradiktore është thënë se; shumë prej tyre do të strehohen në konviktet e Qytetit Studenti dhe të tjerë në hotelet në qytetin bregdetar të Durrësit.

Zjarr Tv Ad