“Transparency International”:Shqiperia e 88-a

0
779
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria shënon progres ne luftën kundër korrupsionit. Organizata “Transparency International” publikoi “Treguesin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015”, ku vendi ynë renditet i 88-in mes 168 shteteve. Shqipëria gjendet ne mesin e tabelës me 38 pike. Raporti vëren përmirësim krahasuar me 2014-en, kur Shqipëria pozicionohej ne vendin e 110. Megjithatë, ajo renditet me poshte se shumica e vendeve te rajonit. Indeksi mat nivelin e perceptimit qe qytetaret kane për korrupsionin ne sektorin publik dhe vendet me numrin me te madh te pikëve jane ato me nivelet me te ulëta te tij. Pavarësisht përmirësimeve te vërejtura ne raport, korrupsioni konsiderohet plage edhe per shoqërinë shqiptare. Ne raport progresin e fundit per Shqipërinë nëntorin e kaluar, Bashkimi Europian vlerësoi arritjet ne luftën kundër korrupsionit, por kjo lufte mbetet nje nga prioritetet kyçe per anëtarësimin e vendit, veçanërisht persa i përket hetimit dhe ndëshkimit te zyrtareve te korruptuar ne te gjitha nivelet

Zjarr Tv Ad