Tre djem në burg pas protestës, Salianji në familjen Potka në Korçë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ishte në familjen në Korçë, tre djemtë e të cilës u mbajtën në burg pas protestës së opozitës së bashkuar të 11 majit.

“Në familjen Potka në Korçë, janë krenarë që regjimi mafioz mbajti padrejtësisht në burg tre djemtë e tyre që protestonin paqësisht për Shqipërinë ku mundësitë nuk janë vetëm për banditët por për ata që punojnë me dinjitet” shkruan Salianji.

“Vëmendja dhe mirënjohja jonë ashtu si e çdo shqiptari do të jetë e përhershme, sakrifica e tyre është themeli i Shqipërisë si Evropa.”- përfundon Salianji statusin e tij, ndërsa ndan foto nga vizita në familjen Potka.

Zjarr Tv Ad