Tre fëmijë jetimë! Kronologjia e sherrit për agjencinë që la dy të vdekur

0
744
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre fëmijë mbetën jetimë prej ditës së sotme. Arsen Muskurti ekzekutoi vëllanë dhe kunatën pas një sherri për pronësinë e një agjencie turistike.

Viktima është Dritan Muskurti 44 vjeç dhe gruaja e tij Nora Muskurti.

Prindër të tre fëmijëve. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e largimit të autorit nga agjencia pas krimit të rëndë, që është në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të një agjencie turistike në rrugën “Islam Alla”, që menaxhohej nga dy viktimat.

Dyshohet se shkak për vrasjen janë bërë konfliktet e pronësisë.

Por si ka nisur konflikti?

Gjithçka ka nisur katër vite më parë. Në 2018 kur Dritan Muskurti i njohur edhe me emrin Alban ndau biznesin me vëllanë Arsen Muskurti i njohur edhe me emrin e dytë si Hamza Muskurti.

Arseni nuk e pranonte mënyrën si ishte bërë ndarja duke kaluar pronësia në administrim të vëllait.

Konfliktet kanë qenë të vazhdueshme dhe e paralajmëruar në rrjetet sociale nga Arseni kundër vëllait. Paraprakisht dyshohet se viktima kishte kërkuar urdhër mbrojtje nga vëllai.

Zjarr Tv Ad