“Tre herë u poshtëruam”, Rama ironi me BE-në për procesin e anëtarësimit: Duhet ta kuptoni, kur shqiptarët bien në dashuri nuk i ndal dot kush

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me Bashkimin Europian, lidhur me zvarritjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

Gjatë konferencës së hapjes së grupkapitullit të parë të integrimit në Luksemburg, Rama tha se BE e ka poshtëruar Shqipërinë tre herë, duke shtyrë çeljen e negociatave edhe pse kushtet ishin përmbushur.

Ndër të tjera, Rama tha duke qeshur se pengesat e Brukselit nuk e zbehën dëshirën e Shqipërisë për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane.

Tre herë u poshtëruam njëra pas tjetrës. Ishim gati, KE tha jemi gati dhe pastaj dinamika siç e përmendi Peteri pas dyerve të mbyllura, ishin të tilla që tre herë ne u poshtëruam. Por ajo që s’të vret të bën më të fortë e ka thënë një filozof gjerman. Kështu që ne kemi dalë më të fortë dhe ja ku jemi. E dimë që rruga përpara është e gjatë dhe zakonet e vjetra nuk ikin kollaj dhe rruga mund të shndërrohet sërish në rrugë me pengesa por për ne nuk ka rrugë tjetër, nuk ka të ardhme. Të gjithë duhet ta kuptojnë se kur shqiptarët bien në dashuri nuk i ndal dot kush”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad