Tre vite nga tërmeti i 26 Nëntorit, Bozo: Në zonën e ish-Kënetës nuk duhet të ndërtohej fare

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inxhinierja e njohur dhe deputetja socialiste, Luljeta Bozo ka përsëritur këtë të shtunë, në tre vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, se në zonën e ish-Kënetës në Durrës nuk duhej të ishte ndërtuar asnjë objekt, sepse është zonë e rrezikshme.

Këtë deklaratë ajo e ka bërë edhe pas tërmetit, kur u kthye në burimin e qetësisë për të gjithë shqiptarët që ato kohë ishin të trembur e frikësuar. Në një intervistë për Euronews, Bozo ka thënë se zona e ish-Kënetës ka sizmicitet të lartë.

“Zona e Kënetës në Durrës para 90 nuk lejohej që të ndërtohej sepse nuk ka siguri. E para se ajo është një zonë ku amplifikohen lëvizjet sizmike, atje është trualli më i dobët. Sa më shumë ujë të ketë toka, aq më shumë tundje ka, rrëshqasin objektet.

Pas ’90, ajo zonë u popullua keq, pa pasur asnjë infrastrukturë. Ajo zonë u popullua edhe pse ishte e rrezikshme për shkak të lëkundjeve sizmike”, tha inxhinierja Luljeta Bozo.

Mëngjesi i 26 nëntorit i vitit 2019, ishte një mëngjes i zi për të gjithë shqiptarët. Vendi ynë u trondit nga një tërmet i pabesë, i pamëshirshëm, i cili nuk kurseu, gra, të moshuar madje dhe fëmijë të cilët sapo kishin filluar të thurnin ëndrrat për jetën e tyre, ëndrra të cilat u prenë në mes nga lëkundjet e tmerrit.

51 qytetarë humbën jetën, duke lënë pas një dhimbje të madhe jo vetëm te familjarët e tyre por në çdo familje shqiptari.

Zjarr Tv Ad