Tregoi se Vera Grabocka e motivoi për t’i hyrë prezantimit, Olti Curri ironizon keq deklaratën e Ermal Mamaqit: Ta ka thënë ty dhe 1500 njerëzve…

0
192
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e promovimit të librit të tij të parë “Në garë me veten”, Ermal Mamaqi rrëfeu historinë se si Vera Grabocka e nxiti aktorin e humorit t’i futej prezantimit.

Sipas tij, Vera i kishte thënë se ai kishte potencal për t’u bërë një nga prezantuesit më të mirë në Shqipëri dhe kjo gjë e kishte frymëzuar Mamaqin.

Një ditë Vera më thotë Ermal dua të prezantosh ‘Dancing With The Stars’ me Amardën. Dikur ka qenë një tmerr i madh për mua që të dilja në skenë. Verës i thashë nuk e bëj dot, do e bësh patjetër tha. Më futi në një cep dhe tha Ermal unë mendoj që ti mund të bëhesh një nga prezantuesit më të mirë shqiptar. Ke improvizimin, ke humorin, plus je shumë i bukur.

Më frymëzoi ai moment, shkova në shtëpi i thashë Amardës mund të bëhem një nga prezantuesit më të mirë. Vendosa ta prezantoj dhe nga ai moment jeta ime ndryshoi.

Fillova të besoj më shumë te vetja, bëra emisionin tim të parë etj. Në një festë të TV klan falenderova Verën dhe ajo tha: Me të vërtetë t’i kam thënë këto?!”- tregoi ai.

Mirëpo këtë deklaratë të Ermalit, e ka komentuar së fundmi Olti Curri në Instagramin e tij. Opinionisti e ka ironizuar aktorin duke u shprehur se ai nuk është i vetmi person që ‘Vera i ka thënë se është më i miri’.

“Kujt i ka thënë Vera Grabocka që ‘ti nuk je më i miri, ti nuk je më ylli, më stari.’ Hajde pra edhe një se u mbush, o Ermalin e dua shumë se i ka besuar Verës.

Ndërkohë Vera: “Urdhëro? Unë t’i kam thënë këto?”, “Të kam thënë diçka që ta kam thënë vetëm ty dhe 1500 njerëzve të tjerë që i kam nxjerrë në ekran)”– u shpreh Olti.Panorama plus/

Zjarr Tv Ad