A do të largohet Rama pas protestës, Maliqi: Meta-Berisha, dyshja vdekjeprurëse e diktatorit të Surrelit

0
417
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme u mbajt në Tiranë protesta e thirrur nga opozita, teksa thirrjes së saj iu përgjigjën qindra shqiptarë.

Në një intervistë në RTV Ora, ish deputeti, Lefter Maliqi deklaroi se protesta jo vetëm që nuk do të ndalet, por do të jetë dhe veting më i madh në pluralizmin politik nga ’90 deri më sot.

Dyshja Meta-Berisha, sipas tij do të rrëzojnë Ramën nga pushteti, do të jetë “fundi politik i diktatorit të ri”.

“Sigurisht që, unë edhe para tri ditësh në medien tuaj po dhe në media të tjera, kam thënë se do të jetë vettingu më i madh në pluralizmin politik, nga vitet ’90 deri tani. Dhe parashikimi doli.

Ai veting dhe ajo protestë, apo ky uragan, do të ndalin përfundimisht shpopullimin, varfërimin, pasigurinë, shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Ne jemi për protestë paqësore dhe nuk kërkojmë rrëzimin e qeverisë me dhunë, por e votë të lirë. Protesta e djeshme tregoi se ky uragan nuk do të ndalet dhe bashkimi i dy liderëve që u bë publik për herë të parë në historinë parazgjedhore mes Berishës dhe Metës tregon që kjo dyshe do të jetë vdekjeprurëse për Rilindjen e krimit, të shpopullimit, varfërisë së shqiptarëve.

Do të jetë fundi politik i ëndrrës së diktatorit të ri të shqiptarëve, Ramës së Surrelit,” tha ai.

Zjarr Tv Ad