Gjykata Kushtetuese ka publikuar në kalendarin e saj çështjet që do të shqyrtojë deri më datën 9 mars. Por deri tani nuk bëhet me dije se kur do të shqyrtohen çështjet e ashtuquajtura të nxehta, si zgjedhjet lokale të 2019-s, ligji për teatrin, Kodi Zgjedhor apo kompetencat e Presidentit të Republikës në dekretimin e ministrave”.
Trembëdhjetë seanca gjyqësore parashikojnë të zhvillojnë gjatë muajit shkurt dhe 9 ditët e para të marsit, 7 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të cilët e nisën punën zyrtarisht me vendimin e parë të marrë pas më shumë se 2 vitesh, më 26 janar.
Të enjten Kushtetuesja do të marrë në shqyrtim në seancë plenare padinë e Shoqatës Pronësi me Drejtësi kundër ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Në 18 shkurt parashikohet edhe shqyrtimi i ankimit të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili kundërshton ligjin që detyron këtë institucion të auditojë bashkitë e vendit 1 herë në vit.
Ndërkohë, me interes është seanca e parashikuar për t’u zhvilluar më 2 mars, ku Kushtetuesja do të shqyrtojë padinë e Partisë Republikane e cila kërkon shfuqizimin e aktit normative që ndalon tubimet politike, me arsyetimin se dëmton partitë e vogla në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Gjykata Kushtetuese ka lajmëruar se për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga pandemia,zhvillimi i seancave plenare do të kryhet pa praninë e publiku