“Trembet nga integrimi europian i Shqipërisë”, deputeti i PD për Ramën: Entuziazmohet nga çdo projekt që vë në pikëpyetje antarësimin në BE

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një psotmi në Facebook ka shkruar se “kryeministri Rama entuziazmohet nga çdo projket që vë në pikpyetje antarësomin në BE”.
Sipas tij kryeministri “trembet” nga integrimi i plotë europian i vendit, dhe “për të hequr vëmendjen nga mungesa e vullnetit integrues të tij i bie borive të suksesit për projekte që flasin për dobësitë e vendit përballë integrimit”.

Anti europeisti Rama, “entusiazmohet” nga cdo projekt, qe ve ne pikepyetje antaresimin ne BE. Sepse Ramen e tremb integrimi i yne i plote europian.

Keshtu tingellon edhe “entusiazmi” i Rames per “Komunitetin politik europian”!

Per shume vende ai mund te jete tejet pozitiv e zgjidhja e vetem per tu afruar me Europen.
Ne kete sens edhe per BE.

Sepse ne ate projekt, ku jane ftuar 17 vende, midis te cilave ka edhe te tille, qe realisht nuk mund te jene pjese e BE, ose se paku per disa dhjetra vite kjo. Ndersa Shqiperia eshte nje vend, qe duhet te aspiroje vetem nje te ardhme, ate te antaresimit sa me te shpejte e te plote ne BE.

Ne duhet te koncentrohemi ne axhenden tone te permbushjes se standarteve per tu antaresuar ne nje hark kohor 6-8 vitesh. Ky eshte e duhet te jete i vetmi projekt “entusiazt” per ne, vecanerisht tashme qe kemi hyre edhe ne rrugen e negociatave te antaresimit.

Cdo projekt tjeter duhet vleresuar me realizem e kujdes perballe ritmeve e shtyses qe i jep antaresimit tone ne BE. Gjithashtu integrimi i yne europian nuk duhet te ngadalesoje ritmet, apo aq me keq te ndervaret nga ecuria e vendeve te tjera, qofte dhe te Ballkanit, perballe integrimit.

Por Rama, per te hequr vemendjen nga mungesa e vullnetit integrues te tij, i bije borive te suksesit per projekte, qe ne fakt flasin per dobesite tona perballe integrimit, sic eshte perqendrimi tek “Komuniteti Politik Europian”. Apo edhe me keq, kerkon te lidhet edhe me projekte te tjera sic eshte ai i “Ballkanit te hapur”, qe jo vetem bije ndesh me projektet europiane, por ne fakt na largon nga Europa duke na shtyre drejt Lindjes.

Kjo sepse vendi i autokrateve e autokracive, drejt te cilave ka degjeneruar demokracia jone, nuk eshte Brukseli, por diku Lindja”, shkruan Shehu.

Zjarr Tv Ad