“Treni i PD-së nuk ndalet”- Berisha: Jam takuar me Metën, kemi rënë dakord për…

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur mbi takimin që ka zhvilluar me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Berisha tha se nuk ka një datë fikse për protestat e shtatorit, por që me Metën është rëndë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar.

Sali Berisha: “Jam takuar me zotin Meta. Nuk kemi fiksuar datë për protestë.
Kemi rënë dakord për një aksion të fuqishëm opozitar për përballje me këtë regjim, që po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend, vjedhjet dhe plaçkitjet e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit”.

Berisha: Treni i PD-së nuk ndalet

I pyetur lidhur me ndarjen e PD në dy kampe dhe gjatë këtij sesioni të ri parlamentar, Berisha theksoi:

“PD është e pandalshme në rrugën e objektivave të saj. Ajo natyrisht mbetet e hapur. Por besoj se treni i saj është absolutisht i pandalshëm. Gjatë një viti u bënë të gjitha përpjekjet për  ta ndalur  por ai vetëm sa rriti. Kështu që nuk ndalet treni i PD-së”.

Zjarr Tv Ad