Treshja e ‘fortë’ e LDK-së, sot merr vendimin e madh

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Lidhja Demokratike e  Kosovës, në këto momente është duke u bërë gati për të nisur një mbledhje urgjente të kryesisë qëndrore të partisë, kanë bërë ditura burime të Syri.net Kosova.

Ky takim është thirrur nga Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në selinë qendrore, tek ‘Qafa’

Burime të Syri.net Kosova, bëjnë ditur se këtë takim do të diskutohet rreth mbarëvajtjes së kuvendi zgjedhor të së shtunës, kur do të dalin organet e reja dhe kryetari i ri.

Sipas burime të Syri.net Kosova, do të diskutohet dhe për emrat të cilët, do të marrin pjesë në garë për postin e kryetari të LDK-së.

Ku voto më të shumë nga delegatet e kuvendit, kanë Isa Mustafa, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, nga 355 delegat e kuvendit që do të marrin pjesë në votim.

Nëse ka akordim nga treshja e ‘fortë’, pritet që sot të kemi një emër të vetë që do t’i prezantohet kuvendit zgjedhor si kandidat për kryetarë ka saktësuar burimi jonë.

Lidhur me tërheqjen për një kompromis, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri,  ka thënë se do të largohej nga gara nëse del një kandidat konsensual, pasi ai thotë se “vetë jam propozues i këtij standardi”.

Haziri ka thënë se standardi aktual për nominimin e kandidatëve për kryetar të LDK-së është i  lartë.

Kurse edhe ish-Presidenti Sejdiu ka shpalosur ambicie për të qenë në garë për postin e shefit të LDK-së.

 

Zjarr Tv Ad