Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Nga Klevis Balliu.
- Amnistia fiskale, jo vetëm pastron paratë e drogës, por në thelb ka pastrimin e parave të korrupsionit të qeveritarëve me aferat e tyre. Edi Rama kërkon që paratë që ai dhe qeveria e tij i kanë vjedhur qytetarëve me aferat korruptive si inceneratorët, Unaza, PPP dhe koncesionet korruptive, t’i pastrojë me Amnistinë.
- 30 milionë lekë tendër për të blerë robëdishan dhe peshqir me pambuk egjiptian për Edi Ramën. Bëhet tender me paratë e qytetarëve dhe shpenzohen 30 milionë lekë për peshqir në vendin më të varfër të Europës, që ka rrogat më të ulëta në rajon dhe në BE. Luksi i çmendur i qeverisë dhe vjedhjet e saj po shkatërrojnë jetën e qytetarëve dhe të gjithë vendin.
- Eurostat tregon dhe fakton që korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta. Lufta kundër korrupsionit është zero praktikisht. Patjetër, asnjë qytetar nuk habitet nga ky fakt pasi mjafton të shohim aferën e inceneratorëve, se si janë shpërndarë paratë e tyre në kompani fiktive që nuk ekzistojnë dhe të vendosura në emër të njerzve që kanë ndërruar jetë.