“Tri mesazhet e Veliajt pas daljes nga SPAK”, Zheji paralajmëron tërmete: I pari është…

0
199
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paraqitja e Erion Veliajt në SPAK, u shoqërua me një analizë të thelluar nga gazetari Artur Zheji gjatë “Top Story”, për tre mesazhet që dha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ai u ndal tek tre fjalët kyç që Veliaj tha pas daljes nga SPAK, të cilat sipas gazetarit tregojnë për tërmete që do të ketë brenda maxhorancës.

Ndër të tjera Zheji shtoi se kryetari i Bashkisë së Tiranës është thirrur në SPAK, nuk ka shkuar në mënyrë vullnetare.

“Ky moment që është një moment i drejtësisë, këta e shndërrojnë në një debat politik. Mund të rrimë ne gazetarët, t’i dëgjojmë opinionistët, dhe në fund këta kanë rënë dakord, për të mos rënë dakord. Unë mendoj që jemi në një fazë që e kemi kapërcyer.

E para një herë, për të dy zotërinjtë e politikës, ky debat ka tre-katër vite që bëhet. Ka kulmuar këto dy vitet e fundit, tonë për kaq, vlera kaq. Domethënë të gjitha këto janë bërë, se derisa është shkuar tek SPAK, dhe sa kryetari i bashkisë, siç e thatë edhe ju që nuk mendonte të shkonte në SPAK, por tani është kontigjent i SPAK-ut, pra është marrë në pyetje për dijeninë. Është thirrur, nuk është paraqitur vullnetarisht.

Këta janë detaje të vogla që flasin shumë. Mendoj që këtu jemi në një situatë tjetër, ka të drejtë Ndreca kur thotë ne nuk e kontestojmë SPAK-un, në fakt në ditët me diell nuk e kontestojnë, mund të bëjnë lobimet e tyre, por politikisht nuk e kontestojnë.

Çështja është se çfarë po ndodh në këtë maxhorancë? Unë dua ta hap lojën ndryshe sepse verbi i Veliajt kur doli nga SPAK kishte tre mesazhe, i pari foli për armiqtë e brendshëm, i dyti e kishte me gazetarinë dhe termi i tretë që e tha në fillim, që ‘unë kam shkuar tek kolegët e mi dhe bashkëpunojmë.

Po ti dekriptojmë këto si fjalë janë shumë, do të ketë tërmete shumë të mëdha pas tyre, nëse nuk janë fjalë të thëna nën trysni dhe presion. Tërmeti i parë është krisja brenda maxhorancës, tanimë nuk është më një konspiracion, por realitet i thënë nga kryetari bashkisë”, deklaroi Zheji. /Top Channel

Zjarr Tv Ad