Tritan Kalo: Jetojmë në Albanistan dhe këtu çdo gjë jo normale është plotësisht e mundëshme dhe e justifikueshme

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kohë para dhe pas pasojave kovidiane….19.05.2022

Në fillim vitin jo shumë të largët 2015, isha në krye të një proteste në QSUNT kundër vendimit të Ministrit të Shëndetsisë së kohës, për gjoja testimin e mjekëve dhe infermjerëve me dy qëllime: 1- të justifikonte paratë tashmë të tërhequra nga Buxheti i kësaj ministrie, gjoja për këtë qëllim që në 15 Dhjetor 2014, si dhe 2- për të hequr disa vetë e për të hapur disa vënde pune sigurisht jo falas, për militantët apo patronazhistët rilindas dhe jo vetëm ata….SIGURISHT që ne e fituam këtë betejë, sepse ishim në të drejtën tonë….

Kur ky individ në një takim disa muaj më parë me praninë e Ambasadores së ShBA, Znj. Juri Kim, jashtë agjendës së mbledhjes u prezantua si drejtuesi i një Agjensie të porsa krijuar për menaxhimin e fondeve të donatorëve në zhvillimin e fushave të ndryshme ekonomike të vëndit, përfshirë edhe ato të rindërtimit të pasojave të tërmetit të Nëntorit 2019, ajo u largua në mënyrë demonstrative nga salla e mbledhjes…Habitazi e ripashë mbrëmë këtë personazh enigmatik të Rilindjes (jo të PS-së së 12.06.1991), ndërsa po ndiqja lajmet pas shpinës së KM-së, ndërsa ky i fundit po inspektonte disa sera të ngritura në Myzeqe, si frut i punës së fermerëve tanë (“Partia e Punës”-KM), por edhe të ndihmuara financiarisht me fondet e BE-së përmes lëvrimit të tyre nga AZHBR-ja….

Menjëherë mu rikujtua shprehja e tij e famshme: ”SUKSESE NË JETË”, kur largoj dikë pa të drejtë nga puna në sektorët që mbulonte Ministria e tij…

Njëkohësisht bëra po ashtu lidhjen edhe me arësyen sepse QEVERIU nuk po lëvron që nga Janari 2022, fondet mujore të BONUSIT në lidhje me kujdesin ndaj të prekurve me Covid-19 për personelit e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUNT, të premtuar publikisht gjatë takimit me to nga vetë KM i vëndit se:

“Ju do t’a përftoni atë edhe sikur një i sëmurë i vetëm me Covid-19 të jetë i shtruar te ju”

(ER)….NDOSHTA ky fond ka marë bekimin e “Sukseve në jetë” dhe i është bashkuar fondeve, që tashmë menaxhon kjo Agjensi e drejtuar nga ky individ “bëmëpakës me PPP-të e tija në Shërbimin Shëndetsor”?!?!….Zoti na ruajt!!!…Who knows?!?!….

Jetojmë në Albanistan dhe këtu çdo gjë jo normale është plotësisht e mundëshme dhe e justifikueshme….Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?!?!

N.B.: #ripostimi nuk mundet të bëhet pa lejen e shkruesit të tij.

Zjarr Tv Ad