Nga Tritan Kalo
11.05.2022…Mirmëngjes e ditë të mbarë miq, të afërm, dashamirës e bashkëatdhetarë….A mundet ndokush të më sqarojë, se çfarë “Sekreti” fshehu në Eurovizion këngëtarja Ronela Hajati….Degradimi i shumshkaje në jetën tonë artistike kulmoj mbrëmë me këtë përfaqsim, ku përpos pasthirmave ishin edhe gjestikulacionet erotike të kërcimit, ato që krijonin jo pak “ndotje akustike” dhe “pullëkuqëzime pamore”….Dritëro Agolli i madh, thelbin e degradimin e shumplanshëm të shoqërisë sonë Demon-kratike, e gjente të zëvëndësimi i MERITOKRACISË me SHKËRDHATOKRACINË….”KANABIZIM” i gjithshkaje: i politikës, i ekonomisë, i muzikës, i rinisë, dhe mbi të gjitha ERRËZIMI TYMOR KANABISOR i ardhmërisë sonë….Shumë e tristë për të gjithë ne, dhe shumë inkurajuese për braktisjen e vëndit drejt thejqafjes emigratore sidomos nga të rinjtë…. Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit!!!