Tritan shehu është vendosur si drejtues i qarkut në Gjirokastër nga Partia Demokratike.
Pas daljes së emrave në Tiranë dhe Kukës ditën e djeshme, Partia Demokratike vendos drejtues në Gjirokastër Tritan Shehun.
Ndërkohë Partia Demokratike ka publikuar ditën e djeshme (e martë 2 shkurt) emrat e drejtuesve të të gjitha degëve në Tiranë, të cilët janë të ngarkuar me fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Në këtë mënyrë, të besuarit e kreut të PD-së Lulzim Basha për zgjedhjet e ardhshme në qarkun e Tiranës janë Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këllici. Kamza, Paskuqani dhe Vora i janë besuar Flamur Nokës, ndërkohë Grida Duma do drejtoje fushatën në Kavajë dhe Rrogozhinë. Të gjitha këto zona janë pjesë e qarkut të Tiranës.
Ndërsa për qarkun e Kukësit drejtuesi politik i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë Flamur Hoxha.
Njoftimi:
DREJTUES POLITIK SIPAS DEGEVE:
Dega Tirana 1 + 12 + 14
ALDO BUMÇI
Dega Tirana 2 + 3 + 10
JORIDA TABAKU
Dega Tirana 4 + 8
ALFRED RRUSHAJ
Kavajë + Rrogozhinë
GRIDA DUMA
Dega Tirana 5 + 7
AGRON SHEHAJ
Dega 9 + 11
ALBANA VOKSHI
Dega Tirana 6 + 13 + 15 + 16
BELIND KËLLIÇI
Kamëz + Paskuqan + Vorë
FLAMUR NOKA