Manjani rendit arsyet: Antieuropa nuk lindi sot

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Zonja Angela Merkel është e para dhe e vetme kancelare e Republikës së Federale të Gjermanisë që ka vizituar vendin tonë.

Në ato 4 orë vizitë zyrtare të 8 korrikut 2015, ajo gjeti goxha minuta për të kërkuar mbështetje për biznesin gjerman në Shqipëri.

Në mënyrë specifike ajo trajtoi rastin e portit të Durrësit, ku me pak fjalë kërkoi ti jepej një firme Gjermane. Natyrisht bëhej fjalë për një pjesë të vogël të punës në atë port, por prezenca e Gjermanisë aty u kërkua nga vetë Kancelarja.

Ai Port i duhej dhënë Gjermanisë, dreqi e mori! Ku ta gjesh të kesh Gjermanjnë në portin më të rëndësishëm tregtar në vend!

Mirëpo nuk u la vrimë pa hyrë në Kinë, Turqi e Arabi për t’ia dhënë atë port. Vetëm Gjermanisë jo!!!

Nuk u la nen, paragraf, pikë e presje pa ia kënduar gjermanit të zonjës Merkel që donte një kontratë menaxhimi aty. Gjermani ngjan sot aty i veshur si partizan, pa lidhje me çfarë foli zonja Merkel… Asnjë bisedë apo projekt serioz nuk u zhvillua më tej.

Si qeveria e rilindjes me LSI ashtu edhe ajo e rilindjes me tepsinë, u kujdesën që fjalët e Kancelares të mos gjenin vend në këtë vend.

Në vijim, rilindjes i iku edhe gjermani i Aeroportit (Hochtieff) dhe Deutche Telekom. Investimet gjermane ikën. Zonjën Merkel filluam ta quajmë, jo më Kancelarja, por “halla”…

Nga ana tjetër nuk është se u shtuan investimet e ndonjë vendi tjetër europian.

Europa, megjithatë, po na thotë bëni garë dhe mos largoni investimet europiane. Kurse ne hamë hallvë turke e byftek arabie dhe shesim pordhë si minischengista.

Bahhh, çfarë zhuli!

Ja pra që nuk e meritojmë Europën.

Ja pra sa hipokritë jemi dhe guxojmë ti themi ende Europës kurvë, kur kurvëria jemi ne vetë!

========

P.S. Megjithse pa lidhje me çështjen, mbaj dhe unë përgjegjësi për aq sa kam mbajtur një funksion publik, për largimin e investimeve të kërkuara nga Kanzelarja Merkel.

Isha dhe mbetem një përkrahës i investimeve Gjermane dhe Europiane në këtë vend. Por nuk munda të bëj më shumë.

Sidoqoftë largimi i investitorëve gjermanë, të cilët i kërkoi vetë Kancelarja, është turp për ne të gjithë. Është zgjedhje tërësisht e gabuar për vendin tonë.

 

Zjarr Tv Ad