Tritan Shehu paralajmëron: Pas 22 majit PD do të përfshihet në një LËVIZJE të madhe popullore

0
255
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokratTritan Shehu ka folur mbrëmjen e djeshme për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Ai tha në një intervistë për “Ora News” se nuk do të ulen në tavolinë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa shtoi se ky i fundit i ka numrat e deputetëve për zgjedhjen e presidentit.

“Emri është absurd në këto momente. Opozita duhet të negociojë. Sidoqoftë qëndrimi i PD do të shprehet qartësisht me votë, pa rënë pre e një farse që Rama kërkon të krijojë. Është një proces që Rama kërkon ta mbyllë vet. Jemi duke e ndjekur me vëmendje por pa qenë pjesë e tij. Ne me Ramën nuk ulemi. Ne mund të bisedojmë me partitë opozitare. PD e humbi shansin për të qenë determinuese në zgjedhjen e presidentit më 26 prill. Sot Rama i ka të gjithë numrat. Rama nuk është njeriu u kompromiseve. Rama pasi mori mandatin nuk respektoi asgjë”, u shpreh Shehu.

Shehu ka thënë se pas zgjedhjeve për kryetarin e PD, kjo forcë politkke do të përfshihen në një lëvizje të madhe popullore.

Shehu: PD do përfshihet në një lëvizje të madhe popullore menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të 22 marsit. Ne sot nuk duhet të biem pre e farsave të Ramës.ron: Pas 22 majit PD do të përfshihet në një LËVIZJE të madhe popullore

Zjarr Tv Ad