Një sasi e madhe tritoli është vënë në banesën e një qytetari në Tiranë, ndërkohë që lajmi është bërë me dije ditën e djeshme nga vetë policia e kryeqytetit.
Sipas të dhënave të para bëhet me dije se për fat nuk ka dëme në njerëz, por grupi hetimor kur ka nisur hetimet është shtangur kur ka marrë vesh se në fakt personi i shënjestruar nuk kishte të bënte fare me atë histori. Verifikimet e shumta që janë bërë për të zbardhur ngjarjen kanë bërë të mundur marrjen e dëshmisë së një sërë personash, të zotit të banesës, i cili ishte aty me qira, bashkë me familjen e vet si dhe fqinjët e tij.
Por policia kur ka mësuar se bëhet fjalë për një të ri që punon në ndërtim, atëherë ka nisur kërkimet për personin që rezulton të jetë edhe pronari i banesës. Nga dëshmitë e dhëna edhe nga fqinjët e të riut saktësohet personi nuk kishte probleme dhe se ishte familjarë i rregullt. Hetimet kanë shkuar më tej, ndërkohë gjithë zona është pa kamera sigurie dhe ka qenë e pamundur të haset ndonjë gjurmë e personit apo personave që kanë vënë lëndën plasëse.