Tritoli në Elbasan/ Nikolli akuzon Dumanin: S’je burrë, por k*rv;! Hajde vetë nëse je me b*le!

0
229
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xhovana Nikolli, shënjestra e shpërthimit me tritol në orët e para të mëngjesit të së dielës në Elbasan, akuzon drejtpërdrejt vrasësin me pagesë i cili është kthyer në një i penduar i SPAK, Nuredin Dumani për këtë ngjarje të rëndë.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhovana Nikolli ka reaguar ashpër ndaj Dumanit, ku sipas saj, burrni nuk është të merresh me femra. Më tej, ajo paralajmëron se atë që ka thënë nuk e tërheq mbrapsht dhe nuk dorëzohet.

Më tej, ajo e fton Nuredin Dumanin që të vijë sërish t’i vendosë tritol, por këtë herë vetë, dhe jo duke dërguar “këllysha nate”, siç i konsideron ajo autorët e ngjarjes, që morën në qafë njerëz të gabuar.

“Burri eshte t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se terheq mbrapsht deri ne frymen e fundit ! Nuk jam ajo femer un qe dorzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol ,hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..” – shkruan Xhovana Nikolli sipër një foto në IsntaStory, teksa e shoqëron me një foto mafie.

Zjarr Tv Ad