Skuadra e Fiorentinës e ka shprehur prej kohësh interesimin e saj për futbollistin e kombëtares Nedim Bajrami.
Sipas raportimeve të mediave italiane, Fiorentina po punon për të forcuar mesfushën e saj dhe Bajrami duket të jetë profile i duhur për tu transferuar në Firence. Këta të fundit janë interesuar edhe më herët për futbollistin, por ditët e fundit ka pasur kontakte të reja mes Fiorentinës dhe Empolit për mesfushorin shqiptar.
Skuadra vjollcë ka menduar të përfshijë në këtë marrveshje edhe kartonin e Nastasiçin. Kjo pasi skuadra e drejtuar nga Paolo Zanetti është prej kohësh në kërkim të një mbrojtësi.
Empoli e vlerëson rreth 15 milionë euro kartonin e Bajramit dhe do të pritet të kuptohet nëse blutë do të preferonin vetëm para apo edhe ndonje futbollist nga Fiorentina.