Ish-Presidenti Ilir Meta sot gjatë një konference për mediat ku denoncoi çmimin e karburanteve bëri një akuzë shumë të fortë për kryeministrin Edi Rama.
Kryetari i Partisë së Lirisë tha se në momentet kur qeveria është në fokus të skandaleve në bashkëpunim me grupet kriminale i nxit të kryejnë akte për të dalë në plan të parë kronika për të hequr vëmendjen nga korrupsioni qeveritar.
Ka të dhënë që në bashkëpunim me grupe kriminale kur ka ngjarje ku është e fokusuar qeveria dhe ky (Rama) për korrupsion, të nxisë edhe grupe kriminale për të bërë akte që të dalë në plan të parë kronika e zezë për të shmangur vëmendjen. Mos u habisni edhe për këto gjëra” tha Meta.
Akuza është shumë e rëndë. Nga qeveria ende nuk ka asnjë reagim si përgjigje për deklaratën e fortë të Ilir Metës.