Olta dhe Kiara janë dy banoret që shkuan në nominim “kokë me kokë”, duke u konsideruar si një nga nominimet me të forta që kur ka filluar BBV. Vetë Luzi kishte thënë se do largohej edhe ai nëse votimi del kundër Kiarës, por ai ka ndryshuar qëndrim këto ditë.
Sot kanë pasur diskutime të ashpra pasi Olta i tha Luizit se Kiara punon si eskortë, përcjell Insajderi. Ndërsa Luizi i ka kërkuar llogari për këtë deklaratë duke i thënë se Kiara ka familje dhe se nuk mund ta thotë një gjë të tillë edhe nëse është për lojë.
Nita është banorja që para 1 jave hapi kutinë e Pandorës dhe dërgoi në nominim Kristin dhe Qetësorin ose Oltën dhe Kiarën.
Vendimi do të merrej nga publiku se cili është çifti që do të dilte të shtunën në televotim. Sipas Top Chanelit 86 perqind kanë votuar që në nominim të shkojnë dyshja Olta dhe Kiara.
Pas këtij momenti Luizi dhe Vis Pupa kanë hedhur dyshim për pjesën e perqindjes së votuesve. Ata kanë dyshuar te produksioni dhe më pas Luizi ka deklaruar se do të dalë bashkë me Kiarën ndersa edhe Kristi kishte dyshime per votimin.