Trónditëse/ Gjenden 13 fëmijë shqiptarë të tráfikuar në dy shtëpi në kryeqytetin e Kosovës, pólicia jep detajet

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pólicia e Kosovës ka zhvilluar kontroll në dy shtëpi në Prishtinë ku gjeti 26 persona, mes të cilëve 13 ishin fëmijë. Pas informacioneve se tráfikoheshin qenie njerëzore, efektivët zbuluan se fëmijët e gjetur kishin lidhje familjare dhe vinin nga Shqipëria.

“Pólicia e Kosovës, gjegjësisht: Sektori Qendror për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, të përkrahur nga zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale-Prishtinë, më 18.08.2020, me urdhër të gjykatës kanë kontrolluar dy lokacioneve (shtëpi) në Prishtinë, me qëllim të verifikimit të informacioneve se në ato shtëpi qëndrojnë disa shtetas të huaj, të cilët mund të ishin víktima potenciale të tráfikimit me qenie njerëzore. Policia, në ato dy lokacione ka hasur në 26 (njëzet e gjashtë) persona, prej tyre 13 fëmijë, të cilët ishin kryesisht në lidhje familjare dhe vinin nga Shqipëria”, njofton pólicia.

Po ashtu, pólicia ka bërë të ditur se në mesin e këtyre personave është hasur një 21-vjeçar nga Shqipëria i cili po bashkëjetonte me një 13-vjeçare nga Greqia.

“Në mesin e këtyre personave është hasur edhe i dyshuari M.S. (viti i lindje 1999) shtetas i Shqipërisë, i cili ishte duke bashkëjetuar me një shtetase të Greqisë të moshës 13 vjeçare. Pólicia në konsultim me prokuroren e rastit ka iniciuar veprën penále ‘bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktimës i është ofruar stréhim dhe trajtim sipas Proceduarve Standarde Vepruese të Drejtorisë për Hetimin e Tráfikimit me Qenie Njerëzore. Po ashtu, përmes ILEC-ut është njoftuar zyra greke në Prishtinë për shtetasen e tyre”, thuhet në njoftimin e pólicisë.

“Kurse, 24 (njëzet e katër) persona të tjerë të hasur në ato dy lokacione, janë trajtuar nga zyrtarë pólicorë të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj. Të njëjtit, përmes PKK Vërmicë, janë kthyer në Shqipëri”, thekson njoftimi.

Zjarr Tv Ad