Tronditet Bashkia e Tiranës, Veliajt i arrestojnë drejtorët

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaccme ka lëshuar nëntë urdhër-arreste për dosjen e kompanisë ‘5D Konstruksion’, ku dyshohet se ish-zyrtarë dhe zyrtarë të bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar këtë kompani në tendera publikë.

Nga 9 urdhër-arrestet, për tre ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës është ekzekutuar masa e sigurisë arrest me burg.

Më konkretisht, masat e sigurisë arrest me burg janë dhënë ndaj ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, Redi Molla, larguar nga detyra në vitin 2020, ish-drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit,

Mariglen Qato, larguar në vitin 2022 dhe ish-drejtorin e punëve publike, Taulant Tushe.

Ish-drejtorët Molla dhe Qato akuzohen se janë pronarët de fakto të kompanisë 5D Konstruksion, të cilën e kanë favorizuar në disa prokurime publike, ndërsa Taulant Tushe se ishte në dijeni të këtij fakti, por nuk e ka kallëzuar atë.

Gjithashtu janë lëshuar urdhër arreste për biznesmenin Nestor Muhametllari. Masa “detyrim paraqitje është dhënë për zyrtarët Deborah Keçi, drejtuese e klubit sportiv Tirana, Eglantina Zere, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Enton Punavija.

Kompania 5D Konstruksion rezulton se ka përfituar të paktën 25 tendera, nga të cilat 15 nga Bashkia e Tiranës, 10 nga UKT dhe 3 nga OSHEE si dhe 1 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Zjarr Tv Ad