Bardhi: Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama largoi jashtë vendit trafikantin Genci Xhixha për t’i shpëtuar policisë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat theksoi se ka prova të forta që përfshijnë vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në aktivitetet e grupeve kriminale.

Bardhi ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kreut të qeverisë shqiptare, duke deklaruar me fakte implikimin dirket të vellait të tij në bashkëpunimin me bandat kriminale. Ai e pyet kreun e qverisë së, “çfarë bënte i vëllai me të njëjtën makinë, e cila u përdori njëkohësisht edhe nga organizata kriminale e trafikut të drogës në Xibrakë?” Dyshohet se Osli Rama është ai që ka ndihmuar edhe largimin jashtë vendit të Genci Xhixhës për t’i shpëtuar policies.

Ndërkohë deklarata e Gazment Bardhit është në vijim të akuzave të tjera të mëparshme të opozitës shqiptare e në mënyrë të veçantë kreut demokrat Berisha, kundër Edi Ramës dhe që kanë pasur si qëllim zbradhjen e dosjes “Xibraka” dhe në mënyrë të veçantë rolin e vellait të kreut të qevërisë në këtë aferë të trafikut të drogës me një laborator të specializuar të kokainës.

Edhe mbrotja e hapur që Rama i beri i Saimir Tahirit, kanbizuesit të Shqipërisë, u vlerësua në atë kohë se bëhej për shkak se Tahiri kishte prova nga dosja që implikonin Olsi Ramën në dosjen “Xibraka”.

Pjesë nga deklarata e Bardhit

Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë. Vëllai i kryeministrit dhe drejtuesit e narkotrafikut përdorën të njëjtën makinë 18 herë.

Prokuroria hapi një dosje sekrete paralele për të hetuar një 45 vjeçar të paidentifikuar me emër, që ka përdorur të njëjtën makinë si Olsi Rama dhe trafikantët e drogës.

Bëhen publike 10 provat e përfshirjes së Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Olsi Rama përdorues i automjetit me targë AA653DM.

Prokuroria të rihapë hetimin për rolin e Olsi Ramës në çështjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Edi Rama ka një përgjigje për të dhënë: Çfarë bënte i vëllai me të njëjtën makinë, e cila u përdori njëkohësisht edhe nga organizata kriminale e trafikut të drogës në Xibrakë?

Zjarr Tv Ad