“Tronditet” Partizani, mbrojtësi kampion humb jetën në liqen

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Klubi i Partizanit ka marrë një lajm mjaft të hidhur mesditën e sotme.

Ish-futbollisti i të kuqve, Arbër Aliu është ndarë nga jeta tragjikisht, pasi mbeti viktimë i një aksidenti me motor uji. Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit kryeqytetas, që pohon se Aliu ishte ka mbetur i vdekur në vend në liqenin e Rubjekës.

Mbrojtësi ishte pjesë e ekipit kryeqytetas në vitin 2006-2007 me ekipin U-19, vit me të cilin u shpall edhe kampion i Shqipërisë.

Njoftimi i Partizanit.

Me keqardhje të thellë mësuam sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 31-vjeçare të futbollistit Arbër Aliu, si pasojë e një aksidenti me motorr uji në liqenin e Rubjekës. Mbrojtësi ka qenë pjesë e ekipit U 19 të Partizanit përgjatë sezonit 2006 – 2007, vit në të cilin me të kuqtë u shpall edhe kampion i Shqipërisë.

Klubi i Futbollit Partizani bashkohet me dhimbjen e familjes duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta.

U prehsh në paqe Arbër

 

Zjarr Tv Ad