Sipas sondazheve, kandidati demokrat Joe Biden po kryeson në gjashtë nga shtetet vendimtare – Florida, Pennsylvania, Miçigan, Wisconsin, Karolina Veriore dhe Arizona.
Ndonjëherë mund të ndodhë që një kandidat të fitojë një numër më të madh të të ashtuquajturve votat popullore, por nuk arrin të fitojë numrin e duhur të zgjedhësve duke bërë që ai të humbasë zgjedhjet.
Kjo është pikërisht ajo që ndodhi katër vjet më parë (2016) me Hillary Clinton e cila fitoi deri në tre milionë vota më shumë se kundërshtari i saj Donald Trump.Një situatë e ngjashme u regjistrua 20 vjet më parë kur All Gore humbi garën për Shtëpinë e Bardhë për shkak të vetëm disa qindra votash diferencë në Florida.
Për të fituar zgjedhjet 2020, Donald Trump dhe Joe Biden kanë nevojë për një minimum prej 270 nga gjithsej 538 vota elektorale, të cilat janë ndarë nga popullata federale e SHBA-së.