Presidenti i SHBA, Donald Trump kërcënoi në mënyrë të përsëritur një ‘mbyllje të qeverisë’ për financimin e murit të tij të propozuar kufitar në një grindje buxhetore me demokratët kryesorë.
Gjatë një debati të ndezur me Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer, Trump tha se do të ishte “krenar” për të mbyllur shërbimet qeveritare mbi sigurinë e kufirit. Nëse ligjvënësit nuk mund të bien dakord për një buxhet federal, financimi për disa departamente do të përfundojë në fund të javës së ardhshme.
Trump ka kërkuar të përfshijë 5 miliardë dollarë në marrëveshjen për sigurinë e kufirit. Por senatori Schumer dhe kongresmenia Pelosi thanë se kishin rënë dakord të zgjeronin fondet për Departamentin e Sigurisë Kombëtare në nivelet aktuale të 1.3 miliardë dollarëve deri në 30 shtator 2019.
Trump hapi takimin në Zyrën Ovale duke e quajtur atë një “nder të madh” për të prezantuar Schumer dhe Pelosi në takimin e parë që kur demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të nëntorit.
Por takimi u shndërrua së shpejti në kundërshtim meqë Pelosi dhe Schumer argumentuan se Kongresi i kontrolluar nga republikanët mund të kalonte legjislacionin përpara se financimi për disa agjenci të skadonte më 21 dhjetor. Presidenti pretendoi se mund të kalonte vetëm nëse i plotësonte kërkesat e tij për më shumë fonde për muret e propozuara kufitare përgjatë kufirit jugor të SHBA.