Trump mund të shkurtojë fondet Kalifornisë për dëmet nga zjarret

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vatrat, e zjarrit në shtetin amerikan të Kalifornisë mbeten të rrezikshme. Presidenti Donald Trump thotë se situata është për faj të autoriteteve, ndaj kërcënon se nuk do të japë fonde për rikuperimin e dëmeve.

Presidenti amerikan Donald Trump mund të shkurtojë fondet për dëmet nga zjarret për Kaliforninë.

Shteti perëndimor vazhdon prej më shumë se një jave betejën me vatrat e zjarrit, të cilat kanë djegur mbi 40 mijë hektarë tokë në veri dhe në jug.

Trump fajësoi Guvernatorin e Kalifornisë se nuk ka menaxhuar si duhet pyjet apo ngritjen e mureve kundër zjarreve, dhe për këtë shkak e njëjta situatë përsëritet çdo vit.

“Nuk do keni ndihmë financiare nga qeveria,” shtoi Trump me një mesazh në TWitter.

Vetë guvernatori Gevin Njusëm u përgjigj se presidenti është skeptik ndaj ndryshimeve klimatike, ndaj edhe i falet deklarata e pavend.

Mendohet se temperaturat e larta nga ngrohja globale dhe bimësia e thatë e Kalifornisë janë shkaktarët primarë të zjarreve.

Vitin e kaluar vendi raportoi mbi 8,500 vatra zjarri dhe rreth 100 viktima.

Për zjarrin që vazhdon të digjet prej 23 tetorit, mësohet se zjarrfikësit po kontrollojnë mbi 76 për qind të hapësirës mbi 310 kilometra katrorë dhe se evakuimi i njerëzve nuk është më i domosdoshëm.

Zjarr Tv Ad