Ndotja e rrezikshme në Indi, qarkullimi i makinave sipas targave tek a çift

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Cilësia e ajrit në kryeqytetin Nju-Delhi të Indisë është përkeqësuar së tepërmi në javët e fundit. Autoritetet mendojnë se mund të përmirësojnë disi situatën duke alternatuar qarkullimin ditor të makinave private sipas targave.

Në kryeqytetin indian do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në përpjekjen për të ulur nivelet e rrezikshme të ndotjes.

Makinat me targat tek dhe çift do të mund të lëvizin në Nju-Delhi me alternime deri në datën 15 nëntor.

Matjet në kryeqytet tregojnë se niveli i grimcave të rrezikshme e kalon normën standarde, duke u bërë kërcënim për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive por edhe për vdekjen e parakohshme të të moshuarve.

Retë e smogut janë përkeqësuar nga zonat rurale që lirojnë fushat duke djegur barërat e këqija.

Rol luajnë edhe industritë e rënda dhe ndërtimet.

“Nuk mund ta ulim që sot smogun e shkaktuar nga djegiet sepse është shpërndarë tashmë, por të paktën mund të reduktojmë burimet e ndotjes brenda qytetit, për veten dhe fëmijët tanë,” deklaroi të hënën zëvendësministri i Delhit.

Masa është mirëpritur nga banorët, ndërsa të painformuarit janë përballur me gjoba mbi 50 dollarë.

“Nuk e dija që rregulli tek-çift zbatohej sot. Mbërrita mbrëmë për ca punë dhe po kthehesha në shtëpi. Kur pashë posterin u mundova të shmangesha me shpejtësi por më kapën,” shprehet një qytetar.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve në kryeqytet të qëndrojnë brenda banesave dhe të mos kryejnë ushtrime fizike, ndërsa shkollat do të qëndrojnë mbyllur edhe të martën.

 

 

Zjarr Tv Ad