Trump s’i lejon kthimin në SHBA gruas së ISIS

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Donald Trump e pohoi përmes “Twitter”-it se e ka udhëzuar Sekretarin e Shtetit të mos ia lejojë kthimin Hoda Muthanas, ndërsa vet shefi i diplomacisë kishte deklaruar më herët se 24-vjeçarja nuk është shtetase amerikane dhe nuk do të pranohet. Familja dhe avokati i Hodës pretendojnë se vajza, e rritur në Alabama, e ka nënshtetësinë amerikane. Ajo udhëtoi drejt Sirisë për t’iu bashkuar miliantëve të Shtetit Islamik kur ishte 20 vjeç, ndërsa familjes i pati thënë se po shkonte në Turqi për një organizim universitar. Por, sot ajo është penduar për lëvizjen që i ndryshoi jetën, e siç thotë avokati i saj, është e gatshme të paguajë çmimin e këtij gabimi.

“Si shtetase amerikane, ajo është përgjegjëse për ligjin amerikan dhe dëshiron të kthehet e të përballet me sistemin e drejtësisë penale. Jam i sigurtë se e presin akuza serioze, e ndoshta edhe disa kohë prapa hekurave, por është e gatshme të tregojë se ka gabuar, se i bënë lavazh truri dhe se e ka kuptuar tashmë që ka borxhe ndaj kësaj shoqërie, të cilat është e gatshme t’i shlyejë”, tha Hassan Shibly, avokat.

Babai i Muthanas ka qenë një diplomat nga Jemeni, por fëmijëve të diplomatëve nuk iu garantohet automatikisht shtetësia. Aktualisht, 24-vjeçarja ndodhet në një kamp në Siri, së bashku me djalin e saj të mitur. Urdhri i Trumpit në fakt bie ndesh me udhëzimet që u ka dhënë nga ana tjetër shteteve të Bashkimit Europian, të cilave iu kërkon të marrin mbrapsht luftëtarët e ISIS-it të kapur nga forcat amerikane apo ato kurde të Sirisë, për t’i nxjerrë para drejtësisë.

Zjarr Tv Ad