Tungjatjeta! Reagon Arjan Konomi, pasi ndjekësit u shqetësuan për pamjen e tij! “Jam një vagabond që…”

0
283
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opinionisti i njohur Arjan Konomi është duke udhëtuar dhe eksploruar vende të largëta. Ai ka zgjedhur që të ndajë me ndjekësit e tij momente nga vizitat e tij në anën tjetër të globit.

Por pas postimeve të tij fansat janë shqetësuar për shëndetin e analistit pasi ai shfaqet me shumë ndryshime në pamje; me flokë të thinjur dhe i zbehtë e më i plakur në fytyrë.

Së fundmi duket se Konomi ka zgjedhur të reagojë me anë të një postimi në Story, pas komenteve të shumta në rrjet. Opinionisti sqaron se ai është shumë mirë me shëndet, teksa i falënderon ndjekësit që janë shqetësuar për të.

“Tungjatjeta nga Tropical Forest North Australia! Jam shumë mirë me shëndet! Rrofshi që bëheni merak për mua! Fjalët e kësaj kënge duken sa jam bërë për mua: “Jam një vagabond që qetësi nuk gjen kurrë, dua veç veten time dhe lirinë time”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad