Qarqet konservatore fetare ne vend pretendojnë se Shoqëria turke është e përberë 99% prej myslimaneve. Edhe Ministria për Çështje Fetare DIYANET, në të dhënat e publikuara ne 2014-ën, thoshte se 99,2 % e popullatës së Turqisë deklarohen si myslimane. Por anketimi i realizuar nga instituti prestigjoz për hulumtimin e opinionit, Konda, tregon se numri i njerëzve qe e quajnë veten ateistë është gjithmonë e më i madh. Parë nga të dhënat e Institutit, numri i ateisteve është trefishuar këto 10 vitet e fundit, ndërsa përqindja e atyre që deklarohen si myslimanë ka renë nga 55 në 51 %. Studiues të teknologjisë thonë se feja islame është më shumë sesa thjesht një ritual.
Erdogani ka për qëllim që te ushtrojë presion ndaj njerëzve që ta pranojnë këtë lloj besimi, ndaj shumë prej tyre janë larguar nga feja, thotë, Selin Özkohen kryetari i shoqatës së ateistëve, i cili shton se një nga arsyet perse sondazhet tregojnë këto shifra sot është se turqit po bëhen me të guximshëm, e po deklarohen ateiste.