Turqia do t’i vazhdojë sulmet kundër Partisë Punëtore të Kurdistanit

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ushtria turke ka njoftuar të premten se i ka vrarë tetë militantë të Partisë Punëtore të Kurdistanit, duke bërë që autoritetet irakiane ta thërrasin në raportim ambasadorin e Turqisë në Bagdad.

Turqia i sulmon rregullisht bazat e luftëtarëve kurdistanezë në skajin jug-lindor të vendit.

Autoritetet turke thonë se militantët po e shfrytëzojnë terrenin e skajshëm malor të Irakut si bazë për të kryer sulme vdekjeprurëse në Turqi, ku grupi është në kryengritje që nga vitet e 80-ta.

Më herët gjatë këtij viti, presidenti turk kishte kërcënuar se ushtria do ta fillojë një sulm tokësor në Irakun verior. “Veprimet e Partisë Punëtore të Kurdistanit janë veprime të një organizate terroriste.

Aktiviteti i tyre në territorin e Irakut dhe Sirisë paraqet problem për sigurinë kombëtare të Turqisë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy.

Ai tha se është detyrë e qeverisë irakiane që ta parandalojnë shfrytëzimin e territorit të tyre si bazë për sulme ndaj vendeve fqinje.

Zjarr Tv Ad