Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Intensifikohen veprimet ushtarake mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, ndërsa raportohet për 40 të vrarë, mes tyre edhe civilë.
Konflikti është rindezur për rajonin Nagorno-Karabakh të pretenduar nga të dyja palët. Ditën e djehsme Armenia shpalli Ligjin e Luftës ndërsa në media raportohet se edhe parlamenti i Azerbajxhanit ka votuar pak më parë për shpalljen e gjendjes së luftës.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Turqia është pozicionuar qartë duke mbështetur Azerbajxhanin në konfliktin me Armeninë.
Nga ana tjetër, Rusia mund të hyjë në konflikt si një aleate e Armenisë kristiane, duke sjellë një përballje të mundshme Rusi-Turqi.