Asnjë pacient nën 50 vjeç, bie numri i shtrimeve dhe urgjencave në dy spitalet Covid-19

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Asnjë pacient i shtruar në spitalet Covid nuk është nën moshën 50 vjeç.

Kështu raportoi gazetari Erjon Skëndaj, i cili shtoi po ashtu se në të dyja spitalet Covid kemi rënie të numrit të shtrimeve dhe të urgjencave.

“Në të dy spitalet ka një rënie të numrit të shtrimeve dhe urgjencave. Në spitalin infektiv ka një mesatare mes 2-3 shtrimeve në ditë.

Daljet nga spitali janë më të mëdha në spitalin Infektiv ku urgjencat nga Tirana janë hequr, pra nuk çohen më në Infektiv. Në spitalin e sanatoriumit ku prej 15 shtatorit listohen dhe urgjencat nga Tirana, shkon nga 6-8 numri i urgjencave në ditë. Situata në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ është e qetë, 90 të shtruar.

Nuk ka asnjë pacient poshtë moshës 50-vjeçare dhe rreth 80% e tyre janë të moshës mbi 60 vjeç”, raportoi për news 24 Skëndaj.

Zjarr Tv Ad