Turqia po vijon përgatitjet për të marrë në mbrojtje aeroportin e Kabulit në Afganistan e cila aktualisht është nën “kthetrat” e talebanëve.
Sipas BBC, Presidenti Recep Tayip Erdogan ka shprehur gatishmëri për të marrë nën kontroll aeroportin e Kabulit në mënyrë që të bëhet “çelësi” për shtetet që duan të vendosin trupa diplomatike në Afganistan.
Zaptimi i aeroportit nga talebanët ka shtyrë planin e Turqisë e cila po negocionte me zyrtarët e mbrojtjes amerikane. Në një intervistë për një media turke, Erdogan tha se Turqia i qëndron vendimit të saj.
Kreu i shtetit turk shprehu gatishmërinë për të negociuar me talebanët për këtë çështje.
“Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Liderët e talebanëve janë të ndjeshëm ndaj marrëdhënieve diplomatike me Turqinë”,- tha Erdogan.