Zjarri tek “Sarajet e Tiranës”/ Flet avokatja e pronarëve të godinës: Familjet kanë investuar mijëra euro për mirëmbajtjen. Çështja shkon në Strasburg, vetëm Zotin kemi frikë

0
1615
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një lidhje direkte me Fax News ka folur avokatja Vasilika Hysi, e cila mbron interesat e familjeve pronare të “Sarajeve të Tiranës”. Avokatja ka folur mbi akuzat e kryebashkiakut Erion Veliaj, për zjarrvënie të qëllishme të cilat i ka konsideruar si jo të vërteta. Gjithashtu avokatja ka folur edhe për fatin e godinës, pronë e cila sipas kryebashkiakut të Tiranës do tëm shpronësohet shumë shpejt për ti kaluar në pronësi shtetit shqiptar.

E pyetur nga moderatorja se cili është komenti i saj me deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili deklaroi se zjarri në “Sarajet” u vendos nga pronarët e godinës avokatja Vasilika Hysa iu përgjigj: Mendoj se është keq informuar që me etiketimin si “Sarajet e Toptanëve”, sepse nuk kanë lidhje me ta, pasi godina është pronë e familjeve Kazazi dhe Kosova, dhe kjo pronë i është rikthyer pronarëve të cilët e kanë dhënë me qera për aktivitet biznesi.

Ndërsa në lidhje me deklaratat e Veliajt për zjarrëvënie të qëllimshme, nuk ka asnjë të vërtetë sepse nuk ka pasur asnjë asnjë lloj komunikimi me pronarët, dhe nuk ka pasur tentativë nga pronarët për ta djegur apo për ta shkatërruar.

Më pas avokatja u pyet nga gazetarja se çfarë ka ndodhur me këtë ndërtesë përgjatë këtyre viteve:

Nuk asnjë ka asnjë lloj njoftimi zyrtar për shpronësim, ku pronarët duhet të njoftoheshin të paktën 3 muaj përpara, por nuk është bërë dicka e tillë. Dhe nuk ka asnjë të vërtetë mbi ato akuza që janë hedhur mbi pronarët, sepse ato vijnë nga familje intektuale që i kanë dhënë shumë Tiranës.

E pyetur nga drejtuesja e emisionit se pse vjen nga një sulm i tillë ndaj pronarëve të godinës, avokatja nuk dha një përgjigje konkrete:

Nuk mund që të flas, por edhe publiku e di mjaft mirë se që nga etiketimi “kemi komunikuar me familjen Toptani”… Dhe akuzat e bëra për zjarrëvënie ndaj familjeve Kazazi dhe Kosova, janë të gjitha për një qëllim por që do të zbardhen nga drejtësia.

Duke qenë se fati kasaj ndërtese ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë, as avokatja nuk dha një përgjigje të prerë: “Duhet konsultuar me pronarët se cfarë do të ndodhë me objektin në fjalë sepse e vendosin ata se cfarë do të ndodhë me objektin, a do te jetë të vijojë muze, apo do të shpronësohet.

Duke qenë se mirëmbajtja e një godine, monument kulture, kushton avokatja zbuloi dhe detaje:
“Vetëm rikonstruksioni i çatisë ka kushtuar 40 mijë euro, dhe nuk ka pasur asnjë lloj investimi nga shteti”.

Më pas avokatja tregoi se çfarë do të ndodhë me godinën dhe nëse çështja do të shkojë në Strasburg:
Deri në momentin që drejtësia të jetë e drejtë në vendin tonë, çështja me shumë mundësi do të kalojë në Strasburg, ku shteti shqiptar ka humbur me dhjetra gjyqe, dhe në dëm të buxhetit të shtetit.

A i frikësohen pronarët një përballje me qeverinë apo me persona që duan të ndërtojnë diçka aty, avokatja u tregua e prerë: Ne i frikësohemi vetëm zotit. Sepse çdo gjë do të shkojë në gjykatën e Strasburgut./FaxNews

Zjarr Tv Ad