Turqia: Marrëveshja me Rusinë për “S-400″nuk anulohet

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ankaraja mendon se sistemi raketor rus që vendi po instalon për t’i bërë ballë sulmeve të mundshme ajrore nga shtetet fqinje do të shërbejë vetëm për mbrojtjen vetjake dhe nuk kërcënon asnjë aleat të NATO-s.

Turqia i është përgjigjur Amerikës duke paralajmëruar se nuk do e anulojë instalimin e sistemit raketor rus që vendi bleu dy vite më parë nga Rusia.

Duke folur në një konferencë për shtyp me rastin e 70-vjetorit të NATO-s në Uashington, kryediplomati turk, Mevlut Çavusoglu, informoi të enjten se sistemi mbrojtës “S-400” ndaj sulmeve të mundshme ajrore nga fqinjët nuk përbën asnjë rrezik për aleatët e NATO-s.

Çavusoglu:”Prej një viti ky ka qenë një proces transparent si për SHBA-në, edhe aleatët e tjerë. Ka kohë që e kemi deklaruar arritjen e marrëveshjes, ndaj nuk mund ta anulojmë tani. Bashkëpunimi ynë me Rusinë nuk synon zëvendësimin e asnjë aleati në NATO apo ambicien tonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.”

Deklarata e Ministrit të Jashtëm turk erdhi pas apelit të zëvendëspresidentit amerikan, Majk Pens, se me blerjen e sistemit rus, Turqia po rreshtohej kundër aleancës më të suksesshme ushtarake të botës.

Një ditë më parë, palët u përlasën sërish diplomatikisht, por këtë radhë shkak u bë një deklaratë për shtyp që pasoi takimin mes ministrit Çavusoglu dhe homologut të tij amerikan, Majk Pompeo.

Departamenti i Shtetit theksoi në tekstin e vet se Pompeo i kishte kërkuar kryediplomatit turk që vendi i tij të heqë dorë nga veprimet ushtarake me pasoja vdekjeprurëse në vendet e rajonit, përkatësisht në Siri.

Çavusoglu reagoi të enjten duke thënë se deklarata nuk reflektonte tonin e bisedës që dy zyrtarët patën mes tyre, por ftoi palën amerikane që këtë çështje dhe dyshimet për sistemin raketor rus t’i trajtojnë gjerësisht si pjesë e një grupi të përbashkët pune.

 

Zjarr Tv Ad