Britania mund të humbasë influencën e saj në arenën ndërkombëtare nëse realizohet Brexit. Lajmërimi vjen nga presidenti në largimit i Këshillit Europian, Donald Tusk. Ai fton britanikët të përdorin zgjedhjet e 12 dhjetorit për të ndërruar qëndrim.
Britania e Madhe mund të kthehet në një aktor të dorës së dytë pas largimit nga Bashkimi Europian.
Në fjalimin përpara studentëve belgë, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, tha se vetëm Europa e bashkuar do të matej me sfidat komplekse që po has bota.
Sipas tij Britania e ndarë nga BE-ja nuk mund të luajë rolin e mëparshëm global, siç pretendojnë personat në favor të Breksitit.
“Britania luan rol vetëm kur është pjesë e Europës së bashkuar. Vetëm bashkë mund të përballim fuqitë më të mëdha të botës. Këtë mendim kanë India, Zelanda e Re, Australia, Kanadaja dhe Afrika e Jugut, se pas largimit, Britania do të izolohet, do të jetë aktor i dorës së dytë,” deklaroi Tusk.
Ish-kryeministri polak tha se britanikët kanë mundësi ta ndalin Brexit më 31 janar 2020, duke mos i dhënë kryeministrit Boris Johnson shumicën e votave në zgjedhjet e tri javëve të ardhshme.
“Brexit mund të jetë fundi real i perandorisë britanike. Por ajo që më vjen ndër mend sot është fraza ‘mos u dorëzoni’. Ndeshja ka kaluar në kohën shtesë dhe mund të shkoni edhe kemi përpara edhe njëmbëdhjetëmetërshat,” u shpreh Tusk.
Zyrtari europian largohet nga Këshilli Europian më 1 dhjetor, për t’ia lënë vendin e presidentit kryeministrit belg, Sharl Mishel.