TVSH-ja mbushi arkën, Ibrahimaj: Ushqimet rritën çmimet

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi sot në një konferencë për mediat se ekonomia shqiptare po ecën me ritme pozitive duke konfirmuar sipas saj efektivitetin e masave që “qeveria ka marrë deri tani për të stimuluar rritjen dhe garantuar qëndrueshmërinë e parametrave ekonomik dhe fiskal”.

Inflacioni në korrik arriti në 7.5%, por sipas ministres, “kjo është me e ulët se në rajon dhe BE”. Por çfarë ka ndikuar në rritjen e inflacionit? “Në rritjen e çmimeve ka ndikuar ushqimet dhe pijet dhe kostot e transportit” tha ajo.

Të ardhurat për 7 muajt e parë, ministrja tha se janë rritur me 15.9%. “TVSH u rrit me 17% krahasuar me një vit më parë” tha Ibrahimaj.

Por sa ka ndikuar TVSH në mbushjen e arkës. “Nëse do të heqim efektin e çmimeve në rritjen e çmimeve, shohim që kemi një ecuri shumë të mirë edhe të zërit të TVSH-së”.

 

Zjarr Tv Ad