U akuzua si bashkëpunëtor i sigurimit, Sheshi: Sajesë! Po goditet KLP

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bujar Sheshi, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë reagoi ditën e sotme lidhur me akuzat e Partisë Demokratike, si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Duke folur në mbledhje e KLP, ai tha se nuk ka qenë asnjëherë bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit.

“Objektivi i këtij sulmi, është më i ulet se kaq. Synohet të goditet procesi i reformës në drejtësi. Fakti që kanë arritur të manipulojnë deri në institucione shtetërore, me krijon bindjen që pas tij fshihen njerëz të rëndësishëm të politikës. Në rastin tim nuk synohet vetëm goditja ndaj meje për çështjet që kam hetuar, por synohet goditja si institucion i KLP, pasi kemi ardhur në një moment për krijimin e SPAK. Pas këtij veprimi fshihen segmente të caktuara, jo vetëm në njërin krah, por persona me pushtet”, u shpreh Sheshi.

Ai kërkoi përkrahje për të zbardhur të vërtetën e atij që e quajti “skenar mafioz”.

Sipas tij, prokuroria speciale e hetimit, SPAK, do të krijohet edhe pa të.

“Refuzoj kategorikisht çdo akuzë dhe vendimmarrje sipas të cilit unë kam qenë bashkëpunëtor i sigurimit. Drejtësia do merret me këtë çështje dhe do arrijë një konkluzion të qartë. Nuk besoja se do arrinin deri në këtë sajesë”, tha Sheshi.

Zjarr Tv Ad