U arratis nga burgu në Greqi 4 vite më parë, arrestohet shqiptari sëbashku me 2 të tjerë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shqiptar i cili ishte në kërkim prej 4 vitesh u arrestua nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Greqisë. 49-vjeçari ishte arratisur nga burgu i Tiryns më 18 maj të 2016 ku vuante dënimin prej 8 vitesh për vjedhje.

Ai u arrestua këtë paradite (6 shtator) në autostradën Janinë-Athinë teksa udhëtonte me makinë sëbashku me 2 shqiptarë të tjerë.

Autoritetet gjithashtu arrestuan dhe shoferin 33-vjeçar i cili po transportonte shqiptarin e kërkuar nga drejtësia dhe një 31-vjeçar tjetër i cili kishte kaluar ilegalisht në Greqi.

49-vjeçari i arratisur u dërgua në burgun Stavraki për të vuajtur dënimin e tij.

Në të njëjtën kohë 2 shqiptarët e tjerë do të procedohen penalisht për hryje të paligjshme në kufi dhe transportim të emigrantëve respektivisht.

Zjarr Tv Ad