U arrestua pak ditë më parë, Florian Marku lirohet nga qelia në Gjermani! Greqia kërkon ekstradimin

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Boksieri Florian Marku ka lënë qelinë në Gjermani, ku u arrestua pak ditë më parë për shkak të një dënimi të pakryer në Greqi, bëjnë me dije burime për gazetarin Ernest Koçi të Report TV. Historia e Markut me drejtësinë lidhet 14 vite më parë dhe duket se shteti grek kërkon ekstradimin e tij.

Tanimë Marku do presë vendimin në gjendje të lirë dhe nuk mund të largohet nga Gjermania pa pritur se si do vendosë drejtësia dhe mundësinë për ekstradimin në Greqi. Afro gjashtë muaj është dënimi i mbetur që Marku nuk ka kryer për një sherr të ndodhur 14 vite më parë në Selanik.

Ngjarja dhe telashet për boksierin shqiptar

32-vjeçari më 9 dhjetor ka qenë duke udhëtuar nga Anglia drejt Gjermanisë, teksa në hyrje të kufirit i është bërë me dije një urdhër arrest nga shteti grek. Bëhet fjalë për një çështje të shumë viteve më parë kur Florian Marku ishte në moshën 18-vjeçare. Në atë kohë, për shkak të një sherri në Selanik, ai është arrestuar me akuzat e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Më pas boksieri është dënuar me 7 vite burg, por ka kryer vetëm 1 vit e gjysmë.

Mirëpo pak vite më parë çështja është apeluar dhe sipas ndryshimeve të fundit në ligjin grek duhet të kryejë të paktën 1/3 e dënimit.

Palës mbrojtëse i është thënë se Florian Marku duhet të kryejë pjesën e mbetur të dënimit dhe vetë boksieri e ka pranuar atë. Burime pranë familjes së 32-vjeçarit thonë se Marku duhet të kryejë rreth 6 muaj burg për ta quajtur çështjen të mbyllur.

Zjarr Tv Ad