U arrestua pas protestës kundër taksës 5 euro, gjykata merr vendimin për burrin e Besa Shahinit

0
246
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj, bashkëshorti ish-ministres së Arsimit në vendin tonë, Besa Shahni, është liruar nga policia.

Ai ishte ndaluar për 48 orë pasi u shoqërua pas një proteste që mbajti bashkë me përfaqësues të tjerë të kësaj partie para ministrisë së Drejtësisë. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi, e cila tha se lirimi i tij ndodhi pas presionit të madh publik.

“Kundërshtimi ndaj zhvatjes që ka filluar pushteti nuk ndalet. Përndjekja e pushtetit ndaj opozitës nuk e ndal kritikën e aksionin. Së bashku mund të krijojmë të renë demokratike si kundërpërgjigje ndaj autoritarizmit të Kurtit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Dardan Molliqaj u arrestua dje bashkë me shtatë aktivistë të partisë që ai drejton, të cilët më pas janë liruar, gjatë aksionit te Ministria e Drejtësisë ku kundërshtuan taksën shtesë prej 5 euro për regjistrimin e veturave.

Zjarr Tv Ad