U arrestua se furnizoi makinën e tij me 150 litra naftë, drejtori i burgut të Reçit denoncoi vjedhjen e 40 mijë litrave karburant

0
206
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ervis Zika, drejtori i komanduar i burgut të Reçit, i cili u arrestua nga policia 3 ditë më parë pasi një punonjës i Policisë së Burgjeve pretendoi se Zika urdhëroi shoferin e tij të marrë 150 litra naftë dhe t’ia hedhë në 3 raste makinës së tij private, ka qenë shkaku për nisjen e një dosje penale në prokurorinë e Shkodrës.

Në dosje bëhet fjalë për një dëm financiar që lidhet me mungesën e 40 mijë litra naftë në burgun e Reçit, e cila dyshohet se është vjedhur dhe më pas shitur. Sipas dosjes hetimore, Zika është denoncuesi i kësaj afere, duke vënë në pikëpyetje pozicionin ligjor të ish-drejtorit dhe administratës së burgut të Reçit.

Por paralelisht me hetimin për zhdukjen e 40 mijë litrave naftë, prokuroria hapi hetim edhe për Ervis Zikën, të cilin e arrestoi vetëm 1 muaj e gjysmë pasi mori detyrën. Zika pretendoi se kalimi i naftës në makinën e tij private ishte kryer për shkak se makina e institucionit ishte prishur dhe kishte nevojë për servis.

Për shkak të operativitetit dhe dinamikës së punës që ka burgu i Reçit, ai ka vendosur që lëvizjet ti bënte me makinën e tij private, duke furnizuar mjetin me 150 litra naftë të burgut. Teksa është njohur me këtë situatë, përfaqësuesi i prokurorisë Shkodër i ka kërkuar gjykatës së qytetit caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Zjarr Tv Ad