U bë pjesë e protestës së Berishës, Gështenja: Do të dal çdo herë kundër qeverisë, besimplotë që do votohen dy reformat

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Lefter Gështenja ishte një prej ‘bashistëve’ që iu bashkua protestës së Sali Berishës, pavarësisht qëndrimeve që ai ka mbajtur kundër ish-kryeministrit. Gështenja tha se ai do të jetë në çdo protestë që është për rrëzimin e qeverisë, e madje ka qenë edhe në protestat e organizuara nga shoqëria cvivile.

“Pjesëmarrja në protestë nuk ka pse të lexohet si një mbështetje ndaj organizatorëve të saj, kam qenë dhe do të kem në çdo protestë kundër qeverisë”, tha Gështenja, ndërkohë që shtoi se çdo fundjavë është në zonën e tij elektorale, duke qenë zëri i mbështetësve në parlament.

Sa i takon Reformave Territoriale dhe Zgjedhore, dhe mungesës së tij në këto komisione, Gështenja u shpreh se ndihet i përfaqësuar nga kolegët opozitarë.

“Unë jam besimplotë që këto dy reforma do të votohen, jemi dëshmitare që nga reforma aktuale mazhoranca i ka të fituara zgjedhjet lokale. Në 61 Bashki nuk iu shërbehet më qytetarëve, por vetëm një grupi njerëzish”, tha deputeti.

Zjarr Tv Ad